Franca e prerë, do zbatim të marrëveshjeve para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel

21.11.2023

Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të […]

Franca e prerë, do zbatim të marrëveshjeve para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel Foto: epa09739161 French President Emmanuel Macron looks on during a joint press conference with German Chancellor Olaf Scholz and Polish President Andrzej Duda prior to a Weimar Triangle meeting in Berlin, Germany, 08 February 2022. A new day of high-level, high-stakes diplomacy played out Tuesday with European leaders striving to reinvigorate stalled peace talks between Russia and Ukraine, as Moscow and NATO allies put on a show of resolve by continuing to mobilize their forces. EPA-EFE/THIBAULT CAMUS / POOL MAXPPP OUT

Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.

”Emërimi i René Troccaz si i dërguar i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor është një shenjë e qartë e interesimit të Francës për rajonin, në kontekstin e një shtytje të re drejt zgjerimit të BE-së”.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet.

‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë Përfaqësuesin Special dhe shefin e UNMIK-ut, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.