[FOTO/VIDEO] Karnavali “Golden Eagle” me përmasa botërore

24.06.2019

Data 22 qershor ishte rezervuar për Karnavalin “Golden Eagle”, që për herë të dytë organizohet në qytetin e Suharekës dhe mirëpriti të gjithë qytetaret e Kosovës. Karnavali dha llojllojshmërinë e shumë ngjyrave qytetit, për të gjitha grupmoshat, pa dallim, ku grupet pjesëmarrëse shfaqën vlerat e tyre artistike për të gjithë pjesëmarrësit në Karnavalin “Golden Eagle”. […]

[FOTO/VIDEO] Karnavali “Golden Eagle” me përmasa botërore Foto: Ilustrim

Data 22 qershor ishte rezervuar për Karnavalin “Golden Eagle”, që për herë të dytë organizohet në qytetin e Suharekës dhe mirëpriti të gjithë qytetaret e Kosovës.

Karnavali dha llojllojshmërinë e shumë ngjyrave qytetit, për të gjitha grupmoshat, pa dallim, ku grupet pjesëmarrëse shfaqën vlerat e tyre artistike për të gjithë pjesëmarrësit në Karnavalin “Golden Eagle”.

Në edicionin e tij të dytë, Karnavali “Golden Eagle” erdhi me shumë surpriza, ku pjesëmarrës ishin mbi njëzet grupe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Meksika, Kili  e Spanja ku i argëtuan pjesëmarrësit.

Fillimisht duke parakaluar për gjatë rrugës kryesore të qytetit, e më pastaj u zhvendosen në skenën kryesore ku edhe përformuan  disa nga grupet dhe kulmi i mbrëmjes ishte performanca  në skenën e madhe  nga Kastriot Rexha MAJK dhe Ronela Hajati.

Përveç argëtimit, gjatë Karnavalit qytetarët patën mundësi që të shërbehen edhe me ushqim, me çmime simbolike, në shtandet që ishin të vendosura në qytet.