Fotomontazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe medieve, reagon AGK-ja

08.08.2024

Një sërë fotomontazhesh janë sfaqur sot në mediat sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjell me mesazhe të sajuara, por, logo të vërteta të disa prej medieve kosovare.

Fotomontazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe medieve, reagon AGK-ja Foto: Ilustrim

“Disa prej gazetarëve të atakuar nga këto foto-montazhe janë: Vehbi Kajtazi, Valon Syla, Berat Buzhala, dhe të tjerë. Në to, zakonisht është përdorur rrejshëm logoja e medias së pavarur serbe nga Mitrovica Veriore, Kossev-i. Ndërkohë, linqet e supozuara të lajmit përfshijnë media si Zëri, Telegrafi, Kosova Sot, dhe të ngjashme. 

AGK-ja, e sheh këtë fushatë si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet, dhe fton Policinë e Kosovës me Njësitin kibernetnik, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre”, thuhet në njoftimin e AGK-së.