Fotografia e Vushtrrisë iu “veshë” Suharekës!

Një banor nga fshati Samadrexhë i ka dërguar këto foto të realizuara sot, në rrugën që u asfaltua në muajin shtator të vitit të kaluar në atë fshat.

Cilësia e dobët e punimeve që po realizohen në komunën tonë është shqetësuese. I ftojmë institucionet përgjegjëse komunale që cilësia e projekteve të realizuara të jetë kryefjalë e investimeve të cilat bëhen nga paratë e taksapaguesve therandas e jo të kemi pamje të tilla në komunën tonë. Qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë, kishte njoftuar ditë më parë dega e PDK-së në Suharekë.

Mirëpo këtë e ka mohuar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke thënë se fotografia është e Komunës së Vushtrrisë dhe se asambleistët është mirë me dal në teren.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.