Herolind Bytyçi
11.04.2019, 20:32

[FOTO] Ndrecaj: Kjo është cilësia e investimeve të KEDS-it!

Si pasojë e shkëputjes së zeros së trafosë në Shirokë shumë qytetarë kanë pësuar dëme të mëdha nga energjia elektrike.

Kryetari i fshatit Shirokë, Bashkim Ndrecaj është shprehur tejet i indinjuar me cilësinë e punimeve dhe investimeve të KEDS-it.

Sipas tij si shkak i këputjes së zeros ka ardhur nga cilësia e dobët e punimeve dhe në këtë rast nuk është bërë nivelizimi i rrymës duke shkaktuar që dalja të jetë mbi norma normale.

408 volt ka qenë dalja në Shirokë, e që në norma normale është 220 volt.

Dëmet janë nē vlera të mëdha ku jo vetëm qytetarët dhe bizneset kanë pësuar, por edhe ndriçimi publik në Shirokë është dëmtuar.