[FOTO] Lëshimet e komisionerëve dhe të KQZ-së që kandidatëve iu kushtuan me vota

04.11.2019

Zgjedhjet e 6 tetorit padyshim që veçmas rezultatit befasues kanë prodhuar edhe pakënaqësi tek shumë parti politike e kandidat të tyre me ç’rast disa vendvotime janë rinumëruar dhe patjetër që kanë ndryshuar rezultat. Një rast tejet interesant që është vërejtur gjatë procesit të rinumërimit është edhe një lëshim i bërë nga kamisionerët gjatë mbushjes së […]

[FOTO] Lëshimet e komisionerëve dhe të KQZ-së që kandidatëve iu kushtuan me vota Foto: Ilustrim

Zgjedhjet e 6 tetorit padyshim që veçmas rezultatit befasues kanë prodhuar edhe pakënaqësi tek shumë parti politike e kandidat të tyre me ç’rast disa vendvotime janë rinumëruar dhe patjetër që kanë ndryshuar rezultat.

Një rast tejet interesant që është vërejtur gjatë procesit të rinumërimit është edhe një lëshim i bërë nga kamisionerët gjatë mbushjes së Formularit të Rezultateve të Kandidatit. Në bazë të formatit të formularit vërehet që lëshimi është bërë edhe nga përpiluesit e formularit por gjithsesi edhe nga komisionerët.

Nga ky lëshim humbje të votave mund të kenë pasur kandidat nga të gjitha partitë politike, por një fenonem që është vërejtur në vendvotime të ndryshme të Kosovës e ka penalizuar edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje nga Suhareka, Salih Zyba.

Zyba i cili ishte i fundit në listën e kandidatëve të LVV-së nr. 110 në bazë të kopjeve të formularëve të siguruara nga SuharekaOnline shihet se në shumë vendvotime kutia që tregon numrin e votave të kandidatit nuk është mbushur fare as me numrin e votave qofshin ato edhe zero e as me ndonjë vizë, gjë që është rregullore e KQZ-së për plotësimin e kësaj rubrike.

Një gjë e tillë është përmirësuar gjatë procesit të rinumërimit të atyre kutive që ishte vendosur të rinumëroheshin. Për kandidatin Salih Zyba ky rinumërim në ato vendvotime ka rezultuar me afër plus 200 vota.  

Një lëshim i tillë nga ana e komisionerëve besohet që ka ardhur nga pakujdesia por pasi që emri dhe numri i kandidatit ishte jo në renditjen e njejtë me kandidatët e tjerë të partisë. Por që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen edhe KQZ duhet të krijojë formularë ku të gjithë emrat e kandidatëve të partisë të vendosen në renditjen e njëjtë.

Nëse e paramendojmë sikur në tërë Kosovën të bëhet rinumërim i votave sa do të ndyshonte rezultati i votave si te kandidati Salih Zyba ashtu edhe te kandidatë të tjerë, kjo duke marr parasysh vetëm këtë rast.