[FOTO] Iu dha lamtumira e fundit 22 vjeçarit Krenar Jemini

Plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për Krenar Jeminin, i cili pësoi një incident në vendin e tij të punës. 

Në varrezat e fshatit Mushtisht në mesin e shumë lotëve të familjarëve, shoqërisë dhe kolegëve sot është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Krenar Jeminit.

22 vjeçari nga Mushtishti i komunës së Suharekës, Krenar Jemini humbi jetën përderisa po punonte në një pompë derivatesh.

Kompania Lab-Oil nga Prishtina përmes një komunikate për media ka treguar detajet e vdekjes së 22 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës, i cili humbi jetën në vendin e punës.

Në njoftimin për media thuhet se i ndjeri Krenar Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku edhe ka marrë lëndimet vdekjeprurëse.

Babai i viktimës, E.Jemini është pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ndërsa Krenari ishte djali i vetëm i tij dhe vëllai i vetëm i tri vajzave.

RAPORTO