Fondi për Zhvillim Komunitar ndihmon IKSHPK-në në luftimin e pandemisë

Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF ka vazhduar përkrahjen e zbatimit të Programit Kombëtar për Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot CDF ka dorëzuar:
– Aparaturën për testimin për Covid-19 të njohur si RT PCR,
– Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe
– Material shpenzues për këto testime
Ky donacion do të rrisë kapacitetin e Laboratorit Molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me Covid 19.
Aparatura e dhuruar do të shërbejë edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.
Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.