Fondacioni “Golden Eagle” nuk ndalet, dhuron edhe një SHTËPI

16.03.2019

Emisioni “Dua të të bëjë të lumtur” i Arbana Osmanit është kthyer në një emision tërësisht human që sjell lot gëzimi te audienca e gjerë dhe konkretisht tek të ftuarit. Ka qenë gjyshe Alitria, 61 vjeqare e cila deri më tani ka jetuar në kushte tmerrësisht të vështira duke rritur nipin dhe mbesën e saj. […]

Fondacioni “Golden Eagle” nuk ndalet, dhuron edhe një SHTËPI Foto: Ilustrim

Emisioni “Dua të të bëjë të lumtur” i Arbana Osmanit është kthyer në një emision tërësisht human që sjell lot gëzimi te audienca e gjerë dhe konkretisht tek të ftuarit.

Ka qenë gjyshe Alitria, 61 vjeqare e cila deri më tani ka jetuar në kushte tmerrësisht të vështira duke rritur nipin dhe mbesën e saj.

Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.

Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

Por historia e dhimbshme dhe kushtet e vështira e gjyshe Alitria tashmë kanë marrë fund.

Si gjithmonë Fondacioni “Golden Eagle” ka befasuar gjyshe Alitria duke i dhuruar shtëpi dhe duke i kthyer buzëqeshjen tek nipi e mbesa e gjyshes Alitria dhe tek vetë gjyshja.