Fondacioni Golden Eagle ndanë 100 Bursa
- 08.12.2018

Kompania Frutex, për çdo pije të shitur Relax, ka nda nga 5 cent për bursa. Të shtunën, Fondacioni, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së 100 bursave, ku të pranishëm ishin të gjithë studentët përfitues . Drejtori i Fondacionit “Golden Eagla”, Shaqir Palushi, tha se numri i studentëve që kanë aplikuar është mbi 600, komisioni për vlerësim si kriter kryesor për përzgjedhje ka marrë gjendjen social-ekonomike .
Shumica e përfituesëve janë studentë që jetojnë me asistencë sociale, me nevoja të veçanta, pa prindër si dhe ata të cilët kanë prindër me nevoja të veçanta.
Vlera mujore e një burse do të jetë 80 euro, derisa shuma totale do të shkojë në 72 mijë euro. Përfitues të bursave, janë studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.