Fondacioni “Golden Eagle” ndan 10 mijë euro për të moshuaren që u sulmua nga infermierja në Pejë

03.11.2022

Gjatë ditës së mërkurë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” një infermiere A.P ka sulmuar fizikisht një të moshuar e cila kishte një vit që banonte aty.  E gjithë kjo është bërë e ditur nga publikimi i një video në rrjetet sociale ku shihet se e dyshuara ka sulmuar fizikisht të moshuar në prani të […]

Fondacioni “Golden Eagle” ndan 10 mijë euro për të moshuaren që u sulmua nga infermierja në Pejë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” një infermiere A.P ka sulmuar fizikisht një të moshuar e cila kishte një vit që banonte aty. 

E gjithë kjo është bërë e ditur nga publikimi i një video në rrjetet sociale ku shihet se e dyshuara ka sulmuar fizikisht të moshuar në prani të disa kolegeve të saj, shkruan SuharekaOnline. 

E lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe shumë fytyra publike të cilët kanë deklaruar se rasti në fjalë është shokues për të gjithë pasi që e moshuara është edhe nënë e një dëshmori të luftës së fundit në Kosovë.
Shaqir Palushi, pronar i ndërmarrjes prodhuese “Golden Eagle” përmes një statusi në facebook ka deklaruar se ai do të dhurojë 10,000 euro për të moshuarën dhe familjen e saj.
Shkrimi i plotë:

“Të prekur nga pamjet e dhunimit të nënës së dëshmorit Taulant Nura dhe pas deklarimit të djalit tjetër të familjes Nura që do të kthehet të jetoj me nënën e tyre në Kosovë.
Fondacioni Golden Eagle ndanë 10,000 euro për këtë familje.”