Fluturime Itali-Kosovë tri herë në javë, nga 18 korriku

Nga 18 korriku do të ketë tri herë në javë fluturime Itali-Kosovë.

Kështu bëri të ditur menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni.

Sipas tij, fluturimet deri me 230 udhëtarë do të realizohen të hënave, të enjteve dhe të shtunave.

“Lajm i mirë për Mërgimtarët tanë, linja e re ajrore 3X në javë Milano-Prishtinë-Milano presim t’i gëzojë ata që jetojnë e punojnë në Itali e më gjerë! Po ecim drejt normalizimit të situatës së shkaktuar nga pandemia, kështu shpejt shpresojmë të rifillojnë shërbimet ajrore që shërbeheshin para pandemisë në aeroportin “Adem Jashari”. Lajm i veçantë në këtë fundjavë është zgjerimi i prezencës së WIZZAIR nga 18 korriku. Fillimisht, tri herë në javë do të kemi fluturime direkte MILANO-PRISHTINË-MILANO, të Marteve, Enjteve dhe të Shtuneve Airbus 321 me 230 ulëse do të shërbejë këtë linjë ajrore”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

LEXO EDHE:  Për dy ditë Sllovenia fut në karantinë 775 udhëtarë nga Ballkani