Fluks i madh i qytetarëve për dhurimin e gjakut

04.01.2022

Doktoresha kujdestare në këtë qendër, Sanie Tërrnava-Uka, në një intervistë ka thënë se ka pasur fluks të madh për dhurimin e gjakut. Madje ajo ka potencuar se edhe gjatë festave të fundvitit ka pasur dhurues dhe se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi në mbulimin e kërkesave. “Prej mëngjesit e kemi një fluks pak më të […]

Fluks i madh i qytetarëve për dhurimin e gjakut Foto: Ilustrim

Doktoresha kujdestare në këtë qendër, Sanie Tërrnava-Uka, në një intervistë ka thënë se ka pasur fluks të madh për dhurimin e gjakut.

Madje ajo ka potencuar se edhe gjatë festave të fundvitit ka pasur dhurues dhe se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi në mbulimin e kërkesave.

“Prej mëngjesit e kemi një fluks pak më të madh për shkak se festa ishte më e zgjatur. Ne menjëherë na bie gjendja dhe jemi të detyruar për të plotësuar kërkesat e marrësve. Fatmirësisht vullnetarë ka për çdo ditë. Edhe sot kemi pasur vullnetarë, vullnetarët janë ata që ne na mbajnë për të punuar pakëz më lehtë dhe marrëset për të mbijetuar”.

“Ne mundohemi me aq sa kemi mundësi të gjithëve së paku nga një sasi më të vogël me ua siguruar në këto raste kur është festa më e zgjatur, por fatmirësisht kemi edhe dhurues, testohet gjaku dhe shkon. Nuk ka ndodhur që pacienti të shkoi për gjak asnjëherë”.

“Numri i dhurueseve deri tani ka qenë 10 dhurues dhe tre të tjerë që janë duke pritur. Domethënë prej mëngjesit e kemi një fluks të dhuruesve dhe marrim gjak deri në orën 17:00. Më pas ky gjak përpunohet për t’u përgatitur për marrje”.

Tërrnava-Uka bëri të ditur se kanë mungesë të grupit të gjakut 0 negativ. Madje ajo ka sqaruar se si gjaku veprohet kur u kërkohet gjak për raste urgjente, raporton EO.

“Për momentin jemi keq me grupin 0 negativ dhe kemi pasur kërkesa pakëz më shumë ditëve të fundit. Por me grupin negativ kanë telashe krejt bota jo vetëm ne. Përndryshe këto të tjerat janë në një sasi që mundemi me manipuluar dhe me i ndërruar”.

“Prej dhurimit deri tek marrja është një procedurë e gjatë. Së pari merret gjaku, mandej fillon ndarja nëse ka nevojë për trombocite ndahet në trombocite, plazma, dhe rruazat e kuqe të gjakut. Mandej punohet grupi e gjakut, testet serologjike, testet bakteriologjike tash për Covid dhe punojmë edhe testet më të sofistikuar që e zbulon fazën e hareshme të infeksionit tek këto testet serologjike që i bëjmë”.

”Është një kohë pakë më e gjatë. Sa më shumë teste që bëhen periudha është më e gjatë se secili test e ka kohen e caktuar, por në raste urgjente kur vetëm janë në pritje mundemi krejt procedurat për menjëherë. 4 epruveta që merren për teste hynë menjëherë bë procedurë dhe bëhet pakëz më shpejt. Krejt varet se si e kemi gjendjen dhe sa mundet me a prit rasti”.

”Gjatë festave të fundvitit nuk pa pasur telashe dhe janë mbuluar të gjitha kërkesat, edhe sot po besojë që kemi me kaluar ashtu”.