Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas pak do të shkojë në polici për të dhënë dëshmi lidhur me rastin e djeshëm të publikimit të një fotografie ku pretendohej sipas saj se tre ushtarë serbë po dhunonin një grua shqiptare.

Brovina është e ftuar për këtë rast që jap dëshminë e saj mbi vërtetësinë e fotografisë.

Dje përndryshe ka qenë Prokuroria Speciale që ka njoftuar se do ta ftojë Brovinën për të dhënë informacione për viktimën të cilën ajo pretendon se e njeh dhe se është gjallë.

Ajo dje i prezantoi dy fotografi sipas saj të bëra gjatë luftës në Kosovë, ku në njërën prej tyre shihej një femër duke u dhunuar.

Brovina tha para mediave se e njihte gruan që sic tha ajo, u dhunua nga ushtarët serb, por që më vonë në media u raportua se fotoja është bërë vite më parë në Irak e nuk është nga lufta e fundit në Kosovë.