16.05.2019, 12:08

[FOTO] Flora Brovina me foto tronditëse për krimet e luftës në Kosovë

Flora Brovina gjatë ditës ka deklaruar se posedon dëshmi për krimet që i kanë bërë serbët në Kosovë.

Në seancën e sotme që u mbajtë në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Kosovës, Flora Brovina shpalosi një fotografi ku shihej një grua duke u dhunuar nga serbët, dhe mbrapa gruas që dhunohëj ishin familjarët e saj.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar .

“Kemi fakte të gjenocidit në Kosovë, helmimin masovik do të thotë të fillosh luftën me fëmijë. Akt gjendocidial është edhe pushimi i atyre nga puna”, tha Brovina.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Ajo shtoi se ka dëshmuar një ndër faktet e dhunës seksuale ndaj grave, duke e mbajtur një fotografi se si tre serbë dhunuan një grua.

“Sikur neve na ështe mbyllur goja dhe mundësia për të fol këto gjëra. Në qytete të mëdha kanë ekzistuar punkte të veçanta për dhunime. Një dëshmi është kasetë që i është gjetur një ushtari serb, me akte të dhunimit në Vushtrri, incizim që është bërë me rrobat e përgjakura të grave dhe ky incizim iu është dorëzuar prokurores së Tribunalit të Hagës. Ka mjaft të tjera dëshmi, kam histori të këtyre grave që jo të gjitha janë si heroina që dëshmojë në OKB. Por, para gjykatës dhe dëshmitë që këtu është berë një gjenocid”, u shpreh tutje deputetja Brovina. Brovina tha se asnjëherë prokuroria speciale qoftë edhe EULEX-i nuk kanë marrë masa ndaj askujt. “As mua nuk me kanë marrë. Patëm në fund forcën politike që të ngrisim akuzën për gjenocid, dhe ngritjen e një tribunali që nuk vjetërohet dhe ta dëshmojmë që këtu ka ndodh krimi i paparë”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Vitet kur Suhareka kishte 7 deputet në Kuvendin e Kosovës
/SuharekaOnline/