Flet Salih Zyba për shkrimin ndaj Ahmetit, kush e lexon më shumë se dy herë e kupton

09.10.2019

Salih Zyba kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kaluar tre ditë nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai dje përmes një postimi tha se Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do të jetë më kryetar i kësaj komune. Zyba e ka krahasur Shpend Ahmetin me të njëjtin me ish-kryetarin […]

Flet Salih Zyba për shkrimin ndaj Ahmetit, kush e lexon më shumë se dy herë e kupton Foto: Ilustrim

Salih Zyba kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kaluar tre ditë nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai dje përmes një postimi tha se Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do të jetë më kryetar i kësaj komune.

Zyba e ka krahasur Shpend Ahmetin me të njëjtin me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, por një ditë pasi që ka postuar shkrimin e tij në facebook ai u kritikua ashpër ndërsa Salih Zyba ka folur për Gazetën Express.

Pas humbjes së PSD-së në zgjedhjet e gjashtë tetorit, zyrtari i lartë i VV-së, që në mandatin e fundit kishte qenë deputet, Salih Zyba zgjodhi që të krahasoj ish-partiakun e tij Shpend Ahmetin me Xhabir Zharkun, ish-kryetarin e Kaçanikut  që ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shkelje të ligjit me tre vite burg, e pas marrjes së vendimit ishte arratisur për në Suedi, derisa, kishte përfunduar afati kur mund të vihej nën pranga.

Zyba shkroi në Facebook se Shpend Ahmeti përveç se nuk do të jetë deputet, do të përfundojë duke u larguar nga Kosova, njëjtë si kishte vepruar Zharku.

Por Salih Zyba nuk mendon që ka kërcënuar Shpend Ahmetin, ai tha se ky postim nënkupton tjetër gjë.

Zyba ka thënë se ajo se çka ka nënkuptuar me shkrimin në Facebook, nënkuptohet nëse statusi lexohet më shumë se dy herë. Mirëpo, i njëjti insiston se për më shumë sqarime duhet të flasë zyra për media në VV.

“Kush e lexon ma shumë se dy herë gjithsesi e kupton, përmes zyrës për media e japin ne opinionin më të gjerë edhe sqarimin”, ka thënë zyrtari i VV-së.

I njëjti, ndërkaq, i pyetur se a është penduar për mënyrën se si është shprehur, shton se nuk e kishte asgjë për qëllim të keq.

“Ska për me u pendu, as për me e ranu, as s’ka pas qëllim të keq. Këtë rast duhet me e sqaru qysh duhet jo veç me e hjeke gajle, po për momentin unë jam në një takim, sepse secilin send duhet me e sqaru”, ka thënë Zyba shkurtimisht.