Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se nesër në senacë konstituive shkohet pa marrëveshje me LDK.në.
Ai ka konfirmuar se ofertën që i kishte bërë LDK-së është propozuar që për postin e presidentit LDK duhet të japë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në këtë ofertë thuhet se VV’së, pasi që si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, e LDK’së nënkryetari i dytë, dy partitë le të bëjnë rokadën midis këtyre posteve.
“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit”, bëjnë të ditur nga VV-ja.
Gjithashtu, Kurti ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse këta insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë MPB-ja.
“ Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, ka bërë të ditur Kurti.