17.10.2019, 14:09

Flet kryetari i OVL e UÇK-së për ftesën e ish-eprorit nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale kohëve të fundit ka shtuar intensitetin e punës së saj, duke dërguar ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Një të tillë Specialja i ka dërguar ish-eprorit të Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit”, ka shkruar në Facebook, Gucati.

Gucati ka thënë se sikur të gjithë të tjerët edhe Mustafa do të dal faqebardhë.

LEXO EDHE:  Gjykata Supreme ka fjalën e fundit për (mos)hyrjen e NISMA-AKR-PD në parlament
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.