Flasin të ftuarit e Speciales para se të nisen në Hagë

09.01.2019

Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, Sabahajdin Cena gjatë ditës së djeshme u njoftua se të hënën e ardshme do të udhëtojë për në Hagë, Cena tha për “Zërin” se ende nuk e di se çfarë statusi do të jemë, kurse ai tha se më shumë preferoj të jemë i akuzuar sesa dëshmitar i […]

Flasin të ftuarit e Speciales para se të nisen në Hagë Foto: Ilustrim

Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, Sabahajdin Cena gjatë ditës së djeshme u njoftua se të hënën e ardshme do të udhëtojë për në Hagë, Cena tha për “Zërin” se ende nuk e di se çfarë statusi do të jemë, kurse ai tha se më shumë preferoj të jemë i akuzuar sesa dëshmitar i Speciales.

Ndërsa, edhe Sokol Dobruna, ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, foli për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, dhe Sabahajdin Cena u njoftua nga Gjykata Speciale dje përmes telefonit, se në ditën e hëne më 14 Janar 2019, do të udhëtojë në Hagë pasi që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Po ashtu, Cena ende nuk e di se a do të jetë i akuzuar apo dëshmitar i kësaj Gjykate. “Ftesën nga Gjykata Speciale e kam marrë një muaj më parë. Por sot (të martën) më kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe më kanë njoftuar se më 14 janar 2019 më duhet të udhëtoj për në Hagë. Patjetër që do t’i përgjigjem kësaj ftese, por ende nuk e di nëse do të jem i akuzuar ose dëshmitar. Do të doja që të jem i akuzuar dhe më së paku do të dëshiroja të jem dëshmitar”.

Ende nuk dihet qëllimi pse Cena tha se më së paku do të dëshiroja të jem dëshmitar, sipas qytetarëve thonë se po nëqoftëse do të jetë dëshmitar ndoshta do të jetë i kërcënuar.