Flasin nga VV dhe LDK, paralajmërohet takim

24.01.2020

Oferta e fundit që LDK i’a bëri LVV-së rezultoi pa sukses, ku këta të fundit e refuzuan duke thënë se nuk kthehemi para datës 25 dhjetor për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa së fundmi pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së në një konferencë për media Kryetari i LDK-së, Isa […]

Flasin nga VV dhe LDK, paralajmërohet takim Foto: Albin Kurti (SC/Facebook)

Oferta e fundit që LDK i’a bëri LVV-së rezultoi pa sukses, ku këta të fundit e refuzuan duke thënë se nuk kthehemi para datës 25 dhjetor për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa së fundmi pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së në një konferencë për media Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i dha “ultimatum” LVV-së që deri në fund të javës të bëjmë marrëveshje ose jo.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmire Kollçaku ka thënë se shumë shpejt do të kemi takim me LDK-në, por nuk ka treguar se për kur është caktuar që të takohen Kurti e Mustafa.

Po ashtu nënkryetarja e VV-së ka shtuar se ka vullnet të dyanshëm politik dhe se ka bërë të ditur se asnjëherë nuk kanë pretenduar që posti i presidentit të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.

“Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës. Ishte dashur me mbetë shpresë sepse nëse jetësohet do të prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejtë ta ndalim një politikë korruptive. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”.

Ka vullnet të dyanshëm politik. LVV-ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte. LVV-ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër ka folur edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo për kp.