Skuadra e Flamurtarit e ka surprizuar Ballkanin, teksa e ka mposhtur në ndeshjen e xhiros së 22-të në kryeqytet me rezultat 2 -1.
Bashkim Shala dhe Veton Kabashi realizuan nga një gol në seciën pjesë për ti dhënë ‘kuqezinjëve’ një fitore tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë. Mirlind Daku realizoi gol të vonshëm për skuadrën e Ballkanit.
Daku golin e shënoi në minutën e 89′, ndërsa Flamurtari në pjesën e parë kaloi në epërsi në minutën e 20′ dhe golin e dytë e shënoi në minutën e 49′.