Fjalimi i ashpër i Nasim Haradinajt në Hagë: Nuk e njoh këtë Gjykatë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në paraqitjen e parë të tij para gjykatës në Hagë është shprehur me deklarata të ashpra.

Nasim Haradinaj, para gjykatës ka thënë sërish se nuk e njeh këtë institucion, dhe se kjo po punon me afat të skaduar.

Fjalimi i tij:

“Nuk e kam njoft, këtë gjykatën nuk e njoh këtë gjykatë, tash jeni me afat të skaduar, nëse nuk më leni me biseduar unë nuk flas më. Kjo ka qenë gjithherë publike, keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, që janë kundër kësaj gjykate, e faqezinjtë tanë deputetët tanë e kanë sjellin situatën këtu që me na arrestu edhe pas skadimit të afatit.

Jam padrejtësisht këtu, keni thyer çdo ligj , keni shkelur kushtetutën e vendin tim. Nëse për këtë për mendim të lirë dënohet, unë në moshën 15 vjeçare jam arrestuar nga regjimi i Millosheviqit, jemi arrestuar për të drejtën minimale për mendimin e lirë dhe më nuk do të bisedojë për të lexuar atë që kam shkruar”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.