Fitimi neto i bankave në Kosovë mbi 47%, eksperti: Aksionarët morën dividentë me zero tatim

  • 06.08.2022
Fitimi neto i bankave në Kosovë mbi 47%, eksperti: Aksionarët morën dividentë me zero tatim

Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47%, ndërsa, në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36%.

Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti deklaroi se në fund të tremujorit të vitit të kaluar BQK lejoi bankat që të shpërndajnë dividenta tek aksionarët ndërsa shuma e dividentave ishte 96.6 milionë euro e që sipas tij kanë dalë jashtë Kosovës meqë aksionarët janë të huaj.


“Pas një ndalese të përkohshme nga BQK, në tremujorin e fundit të 2021 bankat u lejuan të shpërndajnë dividentë tek aksionarët. Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 banka shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona janë krijuar në Kosovë, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dalë nga Kosova”, tha Jakurti për KosovaPress.

Ai ngriti edhe një tjetër shqetësim e që ka të bëjë me mos pgaesën e tatimit për devidenta, pasi Kosova është vendi i vetëm që nuk ka tatim mbi dividentë.

“A e dini se sa tatim u pagua për këto 96.6 milionë euro? Zero. Sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka tatim mbi dividentë pavarësisht rrethanave, gjë që nuk ndodhë as në Estoni e Latvi, si vendet ku në raste të caktuara nuk paguhet tatim mbi dividentë.

Me fjalë tjera, nëse ke qenë punëtorë në Kosovë dhe ke marrë pagë të tatueshme mbi 80 euro – ke paguar tatim. E ke mbajtur një trafikë të vogël – ke paguar tatim. Por nëse ke qenë aksionar dhe ke pranuar miliona të ardhura nga dividenta – nuk ke paguar asnjë cent tatim. Kjo nuk është e drejtë, prandaj duhet të ndryshojë”, përfundoi Jakurti. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë