Filluan regjistrimet e nxënësve për klasët e dhjeta në SHMT “Skënder Luarasi”

Sot në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasat e 10-ta në afatin e dytë për vitin shkollor 2019/2020.

Në këtë konkurs të shpallur janë 5 drejtime të cilat nga këto drejtime secila ka më së paku 2 profile.

Po ashtu këtë lajm e ka bërë të ditur edhe stafi i Shkollës përmes një postimi në llogarin e tyre në Facebook, ku thuhet se “Filluan regjistrimet e nxënësve për klasë të X-të, në afatin e dytë – Gusht 2019″.

Drejtimet të cilat mund të aplikohet në këtë konkurs janë:
Elektronteknikë, Ndërtimtari, Makineri, Tekstil dhe Art.

RAPORTO