07.11.2019, 15:21

Fillon takimi i grupeve punuese të VV-së e LDK-së diskutojnë për energjinë, çështjet sociale, kulturën e rininë

Ka filluar takimi i gjashtë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim do diskutohet për energjinë, çështjet sociale, kulturë dhe rini.

Nga LDK në takim po marrin pjesë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku, raporton EkonomiaOnline.

Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi dhe Hekuran Murati.

Ky takim është në vazhdën e takimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.

LEXO EDHE:  Ministri i Drejtësisë del para Gjykatës Speciale
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.