Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit, në sallë mbi 80 deputetë

03.04.2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë kanë marrë pjesë në seancë. Kandidatët për presidentë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj […]

Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit, në sallë mbi 80 deputetë Foto: Ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka bërë të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe kuorumi është bërë pasi 82 deputetë kanë marrë pjesë në seancë.

Kandidatët për presidentë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 deputetë në Kuvend për ta bërë kuorumin, e pastaj mund të zgjidhet edhe me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh.