Fillon seanca në Kuvend – Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve

para 24 dite

Me arritjen e shumicës së deputetëve, 45 minuta me vonesë ka nisur seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Fillon seanca në Kuvend – Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve

Në seancë janë të pranishëm 120 deputetë. Fillimit të kësaj seance ia parapriu takimi i Avni Deharit, si kryesues i Kuvendit, me përfaqësuesit e partive politike.

Pas mbledhjes me Deharin, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht raportin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.

“Në takimin konsultativ për ta zhbllokuar situatën kemi ardhë në përfundim se jemi të pajtimit të me votë anonime të votohet raporti. Lus deputetët që të deklarohen së pari për Komisionin”, u shpreh Dehari.

Ndërkohë, qëndrimet e tyre për këtë seancë kanë dhënë përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët e shohin si të domosdoshme respektimin e Kushtetutës dhe mos-bllokimin e votimit.

Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve.

Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht raportin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.

Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.

Etiketat

Ofertat e fundit