Ka filluar marrshi “Më trajto Dinjitetshëm” pas skandalit të deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina me publikimin e një foto pornografike ku pretendon se tre ushtarë serbë përdhunojnë një grua kosovare gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë marsh të thirrur nga Qendra për Rehabilitimin dhe Mbrojtjen e viktimave të luftës, është duke marr pjesë edhe ish-presidentia e Atifete Jahjaga.

Po ashtu afër Jahjagës është edhe amabsadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Në të njëjtën kohë Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.