Ish-komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, njëherësh kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka hyë në intervistim nga dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

EkonomiaOnline merr vesh se ish-komandanti i UÇK-së, do të merret në pyetje për luftën në rrethinën e Rahovecit.

Ai gjatë kohës së luftës në Kosovës ishte komandant i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, vetë Latifi e kishte bërë të ditur ftesën nga Gjykata Speciale gjatë muajit tetor.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.