Fillon aksioni i policisë për armëmbajtje pa leje

  • 11.01.2019
Fillon aksioni i policisë për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës organizoi një aksion për armëmbajtje pa leje ku së pari filluan në Vushtrri dhe Pejë, ku Policia njofton se gjatë aksionit ka pasur edhe persona të arrestuar.

Aksioni i Policisë së Kosovës për armëmbajtje pa leje pasi filloi në Vushtrri dhe Pejë pritet që ky aksion të vazhdojë edhe në Komunat e tjera të Kosovës duke përfshirë edhe komunën e Suharekës.


Ky aksion ka ndodhur për shkak që gjatë muajit dhjetor, u zhvillua një fushatë për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta kjo fushatë zgjatë 6 muaj, ku deri më tani nuk ka pasur interesim nga qytetarët e Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë aksionit ku ishin dhe sa armë janë sekuestruar.

Rr. Nikollë Ivanaj, Pejë 10.01.2019-19:00. Është raportuar gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 copë fishekë.  I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë,  një karikator dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një kondak i pushkës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shote Galica, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur një pistoletë, dy karikator, 14 fishekë dhe një këllëf i armës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllatinë, Vushtrri 10.01.2019-06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve ndihmëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast  është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dy rrethore, 43 fishekë dhe një tytë e pushkës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjellë lajmi.net


N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë