Filloi takimi i ekspertëve të VV-së dhe LDK-së

12.10.2019

Kjo javë ka shkuar me takime mes LDK-së dhe VV-së duke biseduar për programet qeverisëse mes tyre e që pritet së shpejti të ndodh edhe koalicioni paszgjedhor mes këtyre dy partive. Tashmë ka filluar takimi mes ekspertëve të dy partive fituese të këtyre zgjedhjeve parlamentare, ku ky takim është duke u mbajtur në një restorant […]

Filloi takimi i ekspertëve të VV-së dhe LDK-së Foto: Ilustrim

Kjo javë ka shkuar me takime mes LDK-së dhe VV-së duke biseduar për programet qeverisëse mes tyre e që pritet së shpejti të ndodh edhe koalicioni paszgjedhor mes këtyre dy partive.

Tashmë ka filluar takimi mes ekspertëve të dy partive fituese të këtyre zgjedhjeve parlamentare, ku ky takim është duke u mbajtur në një restorant në Prishtinë.

Ky takim është duke u zhvilluar me qëllim të harmonizimit të programit dhe ndarjen e posteve eventuale të ekzekutivit, raporton IndeksOnline.

Ndryshe, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani gjatë një takimi kishin arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat janë mbajtur më 6 tetor.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendësministra për ministri;
2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive;
3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë;
4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës;
5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare;
6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike;
7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër blerjet dhe pagesat/