Filloi subvencionimi i pagesave të para për bujqit

27.10.2020

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve. Këtë e bëri të ditur Ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019. Sipas Ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të […]

Filloi subvencionimi i pagesave të para për bujqit Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve.

Këtë e bëri të ditur Ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019.

Sipas Ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë.

Tutje, Ministri Mustafa sqaroi se fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit.