Fillimi i vitit të ri shkollor, Zemaj kërkon fushatë informuese për nxënësit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot në mbledhje me Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19, është diskutuar për gaditshmërinë dhe menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Bazuar në të dhënat nga IKSHPK-së dhe SHSKUK-së, në 2-3 javët e fundit kemi një rënie të lehtë graduale të numrit të personave të infektuar nga Covid-19, gjithashtu edhe një rënie domethënëse të numrit të pacientëve të spitalizuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme por edhe rënie të vdekjeve të pacientve të infektuarve me Covid-19 ka bërë të ditur Zemaj.

Por në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ende vazhdon të jetë shqetësues, thotë Zemaj.

Kjo u jep një lloj frymëmarrjeje profesionistëve shëndetësor, por edhe neve si institucione vendimarrëse, për t’u rimobilizuar për fuqizimin e kapaciteteve për të pritur një valë tjetër eventuale të Covid-19 gjatë vjeshtës.
Shpresojmë që kjo rënie e numrit të infektimeve të reflektojë edhe me rënie të numrit të të vdekurve, që mbetet ende shqetësim i lartë sa i përkët menaxhmit të Covid-19.

Zemaj gjithashtu thotë se duhet të theksojmë se rënia e numrit të infektuarve është rezultat i zbatimit të masave të Qeverisë në një nivel më të mirë nga qytetarët, sidomos bartjes së maskës mrojtëse, falë edhe përkushtimit të Policisë së Kosovës dhe inspektorateve përgjegjëse, të cilët përmes punës në terren kanë kontribuar në këtë drejtim, pa lënë anash edhe fushatat informuese që bartjen e maskës e kanë promovuar, përveç si mbrojtje, dhe si një lloj kulture shëndetësore.

Zemaj ndër tjera ka shtuar se Ministria kërkojmë që më këto masa të vazhdohet edhe më tej, pa rënie të kondicionit në punë, duke i dhënë rëndësi gjithashtu edhe ruajtjes së distancës si një masë tjetër mbrojtësë kundër Covid-19.

Armend Zemaj në këtë mbledhje gjithashtu ka biseduar edhe rreth vitit të ri shkollor ku është shprehur se “Mbajtja e këtyre masave është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos tani në prag të filimit të vitit të ri shkollor, për çka presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe komunat t’i kryejnë përgatitjet e duhuara për fillimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, sipas skenarëve të paraparë, derisa kërkojmë që rreth kësaj teme, sikurse edhe për të tjerat, të jemi të koordinuat në maksimum, ashtu që fillimi i vitit shkollor të fillojë mbarë, pa rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve”.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Zemaj beson se MASHT duhet të fillojë që nga sot, fushatën informuese për prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, me qëllim që dita e hapjes së shkollave të mos i gjejë të pa informuar.

Në këtë aspekt, ndihma e Zyrës sonë të informimit do të jetë në dispozicion bënë të ditur Zemaj, por edhe e partnërëve si OBSH, UNICEF, UNDPP dhe institucionet e tjera.
Na duhet koordinimi edhe në fushën e informimit, për të informuar drejt në një kohë kur palë të tjera, përdorin lajme të rrejshme dhe zhvillojnë edhe fushata të pandershme për të zhvlefetësuar punën e secilit institucion, ekspertëve tanë, por edhe të vet profesinistëve shëndetësor.

Sa u përket masave të tjera, qoftë në kuptim të lehtësimit të masave apo edhe ashpërsimit të tyre, ato do të ndërmerren sipas situatës epidemiologjike në terren, ka shtuar Zemaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.