Fëmijët e SHFMU “Naum Veqilharxhi” – Mohlan sjellin gëzim për qendrën Handikos në Suharekë
Qendra Handikos në Suharekë ka shprehur falënderime të veçanta për fëmijët e SHFMU “Naum Veqilharxhi – Mohlan”, të cilët vizituan qendrën dhe sollën dhurata për fëmijët që frekuentojnë këtë institucion.
Foto: Ilustrim
“Një falënderim i madh për fëmijët për dhuratat e mrekullueshme që sollën për fëmijët e qendrës Handikos. Me gjestet tuaja të vogla, por me zemër të madhe, sollët gëzim, buzëqeshje dhe ngrohtësi në zemrat e fëmijëve tanë,” thuhet në njoftimin e qendrës.

Po ashtu, Handikos ka falënderuar edhe personazhet te maskuar si Babadimri dhe Mickey Mouse, të cilët kontribuan për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për fëmijët.
“Ju faleminderit që na kujtuat se dashuria dhe solidariteti e bëjnë botën më të bukur,” theksohet në mesazhin e qendrës.
Ky aktivitet nxjerr në pah rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim në komunitet.