Vendimi ka ardhur pavarësisht suksesit të trajnerit në stol, përfshirë edhe fitimin e Kupës së Kosovës.
Nën drejtimin e Thaqit, Prishtina aktualisht kryeson tabelën e Superligës me 26 pikë, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara. Megjithatë, rezultatet e dobëta në tri sfidat e fundit – dy humbje dhe një barazim – kanë bërë që palët të ulen dhe të vendosin për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Nga klubi nuk janë dhënë detaje të tjera rreth pasardhësit të Thaqit, por pritet që ditëve në vijim të njoftohet trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës së kryeqytetit.
Për momentin, Prishtina mbetet lidere në tabelë, ndërsa vendimi i klubit pritet të sjellë ndryshime të reja në stafin teknik në synim të vazhdimit të garës për titull.