Faktorët që po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

23.09.2020

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se tani mund të parashikohet për gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili vitin e kaluar vendin tonë e renditi në vendin e fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit. Shasha përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe katër faktorët që […]

Faktorët që po e pengojnë  liberalizimin e vizave për Kosovën Foto: Ilustrim

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se tani mund të parashikohet për gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili vitin e kaluar vendin tonë e renditi në vendin e fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit.

Shasha përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe katër faktorët që janë identifikuar gjatë studimit të fundit të EPIK, të cilët sipas tyre po e pengojnë liberalizimin e vizave.

Sipas këtij studimi, ndër gjërat që ka penguar liberalizimin e vizave është edhe mungesa e vullnetit politik dhe ngecja në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, raporti i vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit, ngecja në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, mungesa e vullnetit politik për liberalizimin e vizave”, thuhet në studimin e EPIK.

Po ashtu, EPIK ka rekomanduar edhe disa nga gjërat që duhet të ndërmerren në lidhje me këto pengesa.

Sipas tyre, duhen rezultate bindëse në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, pastaj vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit, progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe kominikimi i shtuar me vendet e BE-së, janë masat që duhet të merren për të arritur liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë: