06.10.2019, 19:19

EXIT POLL-I I PIPOS: VV FITUESE E ZGJEDHJEVE!

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.
Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.

LEXO EDHE:  Anulohet takimi i grupeve punues ndërmjet VV-së dhe LDK-së

Ndryshe Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.