Eurodeputetët thirrje BE-së që Kosovës t’i liberalizohen vizat

​​​​​​​Deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan në raportin me rekomandimet e këtij institucioni për zgjërimin drejt Ballkanit, i cili është miratuar me shumicë votash, të hënën.

Ky komitet, përmes takimit të zhvilluar përmes video-konferencës, ka vlerësuar se hapja e dyerve për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të bllokut evropian.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia ne saj e zgjërimit t’i mbeshtesë reformat dhe qëndrueshmërinë e qëllimit të anëtarësimit të barabartë për shtetet kandidate”, sipas konkluzave të deputetëve të atij Komiteti, theksohet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

Vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë në interesin e BE-së, shkruan po ashtu në rekomandim.

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të fokusohen tek ndërtimi i kapacitetit të shtetit, zbatimi i vendimeve gjyqësore, reformat në gjyqësi dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksojnë deputetët në rekomandim.
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, përmes një postimi në Tëitter ka vlerësuar se raporti është sinjal i qartë i përkrahjes së Parlamentit Evropian për aspiratat dhe përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, kur të plotësohen të gjitha kriteret.

RAPORTO