EULEX-i bastisë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

EULEX-i sot ka nisur bastisjen në shtëpin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veselit.

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.

Gjithashtu, EULEX ka filluar bastisjen edhe në shtëpinë e Kadri Veselit, nuk dihet nëse bastisje do të kryhen edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit.

Të tre këtyre figurave të lartëpërmendura, u janë konfirmuar aktakuzat nga Specialja dhe janë transferuar dje për në Hagë./indeksonline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.