EULEX arreston Kryetarin e OVL-së Hysni Gucatin, do të transferohet në Hagë

25.09.2020

Forcat Speciale të EULEX-it, sot kanë arrestuar Kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Këtë e ka konfirmuar avokati i veteranëve Tomë Gashi, ai gjithashtu ka njoftuar se Hysni Gucati, do të transferohet në Hagë. Ndërkohë bastisjet janë duke vazhduar akoma. Ditë më parë OVL-UÇK-së ka pranuar dosje nga Gjykata Speciale për të tretën herë, e […]

EULEX arreston Kryetarin e OVL-së Hysni Gucatin, do të transferohet në Hagë Foto: Ilustrim

Forcat Speciale të EULEX-it, sot kanë arrestuar Kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Këtë e ka konfirmuar avokati i veteranëve Tomë Gashi, ai gjithashtu ka njoftuar se Hysni Gucati, do të transferohet në Hagë.

Ndërkohë bastisjet janë duke vazhduar akoma.

Ditë më parë OVL-UÇK-së ka pranuar dosje nga Gjykata Speciale për të tretën herë, e cila u bë e ditur nga Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, i cili u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

“Kanë ardhur dosje të tjera. Janë dosje të dala nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Nuk po e dimë kush po i sjell. Arsyeja që kanë ardhur te na ne nuk e dimë. Por kjo gjykatë ka vërtetu me Prokurorinë e Serbisë. Ka emra të figurave të ndryshme. Flitet për ngritjen e aktakuzave” ka njoftuar Gucati.

Kujtojmë se arrestimi i parë nga EULEX-i është bërë të enjetën, ku u arrestua Salih Mustafa.