Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Në orët e hershme të së mërkurës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm me reshje të vazhdueshme bore.

Edhe pse reshjet kanë vazhduar gjatë tërë ditës në viset e ulëta të Komunës së Suharekës deri më tani të gjitha rrugët janë të kalueshme.

E për tu siguruar që edhe në viset malore nuk do të ketë rrugë të bllokuara Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani tregon se që nga mesdita ekipet e kontraktuara janë në terren.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore që nga mesdita e sotme kanë qenë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve dhe kështu të gjitha rrugët janë të kalueshme. Edhe rrugët në viset malore si rrugët në Krushicë e Epërme, Papaz, Greiçevc, Vërshec, Javor, Kleçk” tha drejtori Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.

Enver Shabani më tutje tregoi se Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdimisht është në terren dhe se do tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve qofshin ato edhe individuale.

RAPORTO