Enver Hoxhaj zyrtarisht ushtron detyrën e kreut të PDK-së

Enver Hoxhaj ka njoftuar se zyrtarisht do ta ushtrojë detyrën e kryetarit të PDK-së.

“Kryesia e partisë ma ka besuar mua detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua e për këdo që do të gjendej në pozicionin tim. Një sfidë e cila mund të përballohet vetëm nëse forcojmë solidaritetin dhe unitetin brenda partisë”.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë trashëgimtare e vlerave më të mira të luftës së popullit shqiptar për liri dhe me krenari do të mbrojë lavdinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.