Enver Hoxhaj tërhiqet nga Kryesia e PDK’së

06.08.2021

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vendosur të mos jetë pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik. Deputeti Hoxhaj ka theksuar se është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca […]

Enver Hoxhaj tërhiqet nga Kryesia e PDK’së Foto: Ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vendosur të mos jetë pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.

Deputeti Hoxhaj ka theksuar se është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike.

“Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re.

Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike.

Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.