Edhe pse në zgjedhjet e 6 tetorit Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte arritur që të fitojë zgjedhjet, kjo nuk ka ndikuar në freskimin me emra të rinj tē kryesisë së kësaj partie.
Enver Hoxhaj, aktualisht zv. kryeministër në detyrë gjatë fushatës zgjedhore ishte i bindur se PDK do të fitonte zgjedhjet madje me raste kishte ironizuar nga vreshtat e Suharekës.
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë ku pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ku ishin të pranishëm 118 anëtarë, u propozuan 25 anëtarët e Kryesisë së PDK-së të cilët do t’i prijnë kësaj force politike në katërvjeçarin e ardhshëm.
Në mesin e 25 anëtarëve është rizgjedhur edhe Enver Hoxhaj. Në qeveritë e fundit Hoxhaj ka mbajtur pozita ministrore si Ministër i Arsimit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe në këtë të fundit zv.kryeministër.