Enver Hoxhaj: PDK nuk mund të vazhdoj më me Ushtrues Detyre, duhet ta zgjedh kryetarin e ri

18.05.2021

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë krejn e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore. Ai në Kanal10 tha se PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre. ”Ka ardhur koha që PDK të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ai në emisionin “Politiko”. I […]

Enver Hoxhaj: PDK nuk mund të vazhdoj më me Ushtrues Detyre, duhet ta zgjedh kryetarin e ri Foto: Ilustrim

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë krejn e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore.

Ai në Kanal10 tha se PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre.

”Ka ardhur koha që PDK të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ai në emisionin “Politiko”.

I pyetur se a do t’i hyjë garës për ktyetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutoj me kolegët në parti.

Hoxhaj ndër të tjera tha se kryesia aktuale dhe ai si ushtrues detyre duhet të japin dorëheqje në mënyrë që të formohet një komision që mbikēqyrë Konventën Zgjedhore.

Gjithashtu ai ka thënë se kryetari i ri i PDK-së duhet të dalë nga një proces zgjedhor demorkatik.