Enver Hoxhaj ngushëllon dy familjet, anëtarët e të cilëve vdiqën sot nga COVID-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjet nga Prishtina dhe Prizreni, anëtarët e të cilëve sot vdiqën nga Coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar pak më parë se në Kosovë numri i viktimave ka arritur në tre, derisa sot kanë ndërruar jetë dy persona të cilët ishin duke u trajtuar për Coronavirus.

Njëri nga Prishtina, 59-vjeçar dhe tjetra nga Korisha e Prizrenit, 70-vjeçare, janë viktimat e konfirmuara.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë thirrje për kujdes përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, dhe ka thënë se qëndrimi në shtëpi është i nevojshëm për të kaluar këtë sfidë.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

“Lajm shumë i hidhur vdekja e dy kosovarëve sot nga COVID-19, një burrë nga Prishtina 59 vjeç dhe një grua nga Korisha e Prizrenit 70-vjeç. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Uroj të gjejnë forcën të kalojnë këtë dhimbje.

Sot, të gjithë neve, na duhet forcë, kujdes, solidaritet e besim se do ta kalojmë këtë sfidë së bashku. Prandaj, kujdesuni për veten dhe familjet tuaja, mos dilni nga shtëpitë pa nevojë. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin që sa më shpejtë ta kalojmë këtë rrezik që ka kapluar gjithë globin. Qëndroni në shtëpi me më të dashurit tuaj“, ka shkruar Hoxhaj.

RAPORTO