Enver Hoxhaj: “Liberalizimi i vizave më 29 prill”

  • 12.04.2019, 15:40

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duket se po i befason qytetarët për liberalizimin e vizave duke paralajmëruar se më 29 prill do të ndodhë heqja e vizave.

Në një takim që do të mbahet në Berlin më 29 prill, shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë janë ftuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, si dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili tregon për një situatë të re rajonale.

Gjatë emisionit “Interaktiv”, Hoxhaj tha se pas marrëveshjes Maqedoni – Greqi, tema kryesore e Evropës për Ballkanin tash është Kosova.

Kjo ka thënë se është konfirmuar edhe nga takimi i G7-s.

“Flet për situatë të re rajonale. Pas Prespës, temë kryesore e Evropës për Ballkan është çështja e Kosovës. Kjo u konfirmua nga takimi i G7-s, ku shtatë fuqitë më të mëdha botërore bënë deklaratë krahas shumë temave u morën edhe me Kosovën”, tha Enver Hoxhaj.

Po ashtu ai tha se: “Një paragraf i tërë iu kushtua Kosovës. Kjo s’ka ndodh në të kaluarën, por është grup i shteteve që realisht ka determinuar lirinë tonë. Takimi i Berlinit flet që jemi jo vetëm temë evropiane, por globale”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Hoxhaj tha se mund të ketë iniciativa për liberalizimin e vizave si dhe nuk pritet që në takim të flitet direkt për përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë, por ka shtuar se mund të pritet vendosja e kalendarit të ri për dialog.

“Nëse Macron e Merkel mund të garantojnë se mbyllet kjo temë verës, edhe mund të mbyllet. Indikacioni është që arsyeja kryesore e vetme që bëri që viti 2018 të përfundojë pa vendimmarrje e që ne ishim shumë të frustruar me BE-në si sillej për vizat ishte mbajtja e zgjedhjeve në maj në Evropë”, tha ai.

“Na është thënë se mund të ketë vendim në verë. E kur mund të udhëtojnë pa viza qytetarët varet nga përgatitjet tjera. Por me përmbylljen e procesit zgjedhor mund të ketë vendimmarrje nga BE-ja”, ka thënë Hoxhaj.

Të tjera