Çlirim Gashi
04.04.2019, 14:48

Enver Hoxhaj dhe Besim Beqaj takohen me kryetarin Muharremaj në Suharekë

Sot, Komuna e Suharekës është vizituar nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Këta dy zyrtarë qeveritar janë pritur nga zyrtarët e Komunës së Suharekës, nga Kryetari i Suharekës, z.Bali Muharremaj, Nënkryetarja, znj. Mihrije Suka, Drejtori i Shërbimeve Publike, z.Enver Shabani

Po ashtu, në këtë takim janë duke marrur pjesë edhe mediat ndër ta është edhe redaksia e portalit ‘Suhareka Online‘, ndërsa pasi përfundoji ky takim, tani po mbahet një konferencë për media.