Ende liberalizimi i vizave qëndron në udhëkryq

Liderët insitituacionalë, nuk preferojnë që këtë vit të japin afate kohore për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë kontekst, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vlerëson se zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe çështja e daljes së Britanisë së Madhe nga UNIONI janë procese që do ta pengojnë përfshirjen e Kosovës në agjendë.

Njohësit e procesit të liberalizimit të vizave  ndërkaq, mendojnë se Kosova duhet punojë që t’i bind shtetet anëtare për të votuar pro liberalizmit, ndërkohë që në rrafshin e brendshëm të luftojë korrupsionin e profilit të lartë, transmeton RTK.

“Nuk shohim një politikë aktive – lobuese të Kosovës në raport me shtetet që kanë hezitim për qëndrimin e tyre për një ‘Pro’ eventuale për Kosovën. Në këtë rast Kosova duhet të fokusohet të bashkëbisedojë me shtetet anëtare të BE-së, me shtetet që duhet të votojnë në Këshillin e BE-së përkatësisht konfiguracionin e ministrave të brendshëm e mos të humbin shumë kohë me z.Han dhe me znj.Mogerini sepse ata nuk janë njerëzit që e marrin vendimin për liberalizim të vizave”, ka theksuar Avni Mazreku, njohës i kësaj çështje për tv21..

RAPORTO