Ende kolona në kufi, deri tri orë pritje në dalje të Merdares

Ende kolona në kufi, deri tri orë pritje në dalje të Merdares

Bashkatdhetarët gati të gjithë janë kthyer në vendet ku ata veprojnë e jetojnë.

Pas pushimeve në Kosovë, bashkë me familjet e tyre, janë kthyer në vendet ku punojnë.

Për dallim nga ditët e tjera, ku pritjet në Merdare kanë qenë deri në tetë orë, pritjet janë zvogëluar në tri orë.

Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja është 2 orë e 40 minuta deri në tri orë për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të vogla.

RAPORTO